Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëlla për vëlla
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në Shkup Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në rrjete sociale, Fetai theksoi afërsinë dhe respektin ndaj homologut kosovar: “Si vëllau për vëlla, e prita Kryeministrin Albin Kurti”, shkroi ai, duke

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në Shkup Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Fetai theksoi afërsinë dhe respektin ndaj homologut kosovar:
“Si vëllau për vëlla, e prita Kryeministrin Albin Kurti”, shkroi ai, duke e shoqëruar deklaratën me foto nga takimi.
Kujtojmë se Arben Fetai paraprakisht ka qenë pjesë e Vetëvendosjes ndërsa më pas u nda së bashku me grupën e PSD-së duke kritikuar ashpër politikat e Albin Kurtit, ndërsa si duket tani pasi që mori funksionin në Qeverinë e RMV-së si zv/kryeministër, përsëri është ofruar me ideatorin dhe mentorin e koalicionit VLEN (koalicioni shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut)
Ndërkaq samiti BE–Ballkani Perëndimor është mbledhur në Shkup për të diskutuar Planin e Rritjes dhe perspektivën evropiane të rajonit, me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të BE-së.