Arben Gashi: Frika nga dalja në opozitë dhe nga shkuarja në zgjedhje po e mban Kosovën të bllokuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke thënë se Kosova ndodhet në një bllokadë të rrezikshme për shtetin dhe qytetarët. “Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të bllokuar. Kjo gjendje po e

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke thënë se Kosova ndodhet në një bllokadë të rrezikshme për shtetin dhe qytetarët.
“Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të bllokuar. Kjo gjendje po e rrezikon esencën e shtetit, po kërcënon të ardhmen dhe po e bllokon zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës”, ka shkruar Gashi.
Ai theksoi se është koha që vendi të zhbllokohet, duke apeluar që Vetëvendosje të tregojë gatishmëri për kompromis.
“VV duhet ta dijë se kompromisi është baza e demokracisë. Duhet ta dijë se zhbllokimi i institucioneve është detyrë politike dhe patriotike. Dhe duhet ta dijë se, nëse dështon t’i bëjë këto si partia e parë në rezultat zgjedhor, atëherë ka obligim të krijojë gjendjen që vendimmarrja t’u kthehet qytetarëve të vendit”, ka theksuar deputeti i LDK-së.