Ardian Gjini- VV’së: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje – mos u frikësoni

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se çështja kryesore ka qenë arritja e afatit për zgjedhjen e presidentit.
“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet”, ka thënë Gjini.
Ai ka theksuar se nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun, as me Kujtim Shalën dhe as me “popullin serb”, duke shtuar se problemi, sipas tij, ka qenë arritja e afatit.
Gjini ka deklaruar gjithashtu se qytetarët tashmë e dinë se, sipas tij, bëhet fjalë për një “mashtrues e manipulator”.
“Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka përfunduar ai.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



