Ardit Stafa rikthehet në skenë pas kaq vitesh, u kujdes për nënën e sëmurë
Këngëtari i njohur Ardit Stafa sot ishte pas kaq kohësh i pranishëm në studion e “Ftesë në studio” me moderatoren Xhemazije Rizvani. Dhjetë vite mungesë ishin shkaku i përkujdesit që kishte ushtruar ndaj nënës së sëmurë artistes së madhe Shahindere Bërlajollit e cila ndërroi jetë para pesë vitesh. Arditi tha se muzika dhe karriera janë […] The post Ardit Stafa rikthehet në skenë pas kaq vitesh, u kujdes për nënën e sëmurë appeared first on Ora24.tv.

Këngëtari i njohur Ardit Stafa sot ishte pas kaq kohësh i pranishëm në studion e “Ftesë në studio” me moderatoren Xhemazije Rizvani.
Dhjetë vite mungesë ishin shkaku i përkujdesit që kishte ushtruar ndaj nënës së sëmurë artistes së madhe Shahindere Bërlajollit e cila ndërroi jetë para pesë vitesh.
Arditi tha se muzika dhe karriera janë me rëndësi për të , por sigurisht asgjë nuk ve para familjes, para nënës dhe babait për të cilët u kujdes deri në ditët e mbrame të tyre. Ai tha se tani e ka marrë veten emocionalisht dhe fizikisht dhe është gati për rikthimin e fuqishëm në projektet e reja muzikore.
Biseda rodhi spontanisht nga fëmijëria e tij e hershme kur ka takuar artistët më të njohur që kanë hyrë e dalë në shtëpinë e tyre e deri te projekti i tij i fundit, kënga ” Faji” me të cilën u prezantua në festivalin e RTK- së.
Për ta ndjekur të plotë emisionin klikoni në
linkun në vazhdim :
https://youtu.be/JjeUXBslmM0?si=YBPXPrDGlSiRPoEA
The post Ardit Stafa rikthehet në skenë pas kaq vitesh, u kujdes për nënën e sëmurë appeared first on Ora24.tv.