Arian Çani zbulon sekretin: Edi Rama e ftoi për drekë Fredi Belerin

Gazetari Arian Çani është shprehur këtë të enjte se kryeministri Edi Rama e ka ftuar për drekë në zyrë Fredi Belerin. Sipas tij, ky episod ka ndodhur vite më parë dhe se Rama nuk ka asnjë personale me Belerin. I ftuar në Euronews Albania, gazetari dhe moderatori i njohur ka thënë se Himara është e […] The post Arian Çani zbulon sekretin: Edi Rama e ftoi për drekë Fredi Belerin appeared first on Newsbomb Albania.

Arian Çani zbulon sekretin: Edi Rama e ftoi për drekë Fredi Belerin

Gazetari Arian Çani është shprehur këtë të enjte se kryeministri Edi Rama e ka ftuar për drekë në zyrë Fredi Belerin. Sipas tij, ky episod ka ndodhur vite më parë dhe se Rama nuk ka asnjë personale me Belerin.

I ftuar në Euronews Albania, gazetari dhe moderatori i njohur ka thënë se Himara është e vetmja që i intereson kryeministrit në këtë histori.

Më tej, Arian Çani theksoi se një grup personash e duan Belerin në burg, për arsye të ndryshme, ndërsa vetë Edi Rama nuk ka asnjë personale me të. Aktualisht, Fredi Beleri ndodhet në burg për shit-blerje votash dhe është kryebashkiaku ende i pa betuar i Himarës.

“Sulltani i madh Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin në kryeministri së bashku me një grup personash disa vite më parë. Rama nuk ka asgjë personale me Belerin. Rama sot ka mbi 7 njerëz që quhen gazetarë por në fakt janë biznesmenë, të cilët për arsye të ndryshme duan që Beleri të qëndroj në burg”, është shprehur Arian Çani.

The post Arian Çani zbulon sekretin: Edi Rama e ftoi për drekë Fredi Belerin appeared first on Newsbomb Albania.