Rinumërimi i votave në Kuçovë, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ: Rrugaç, hajdut…

Rinumërimi i votave për Bashkinë e Kuçovës është shoqëruar me incidente. Burime për mediat bëjnë me dije situata është tensionuar në Kolegjin Zgjedhor aty ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës. Avokati i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqit, kërkoi mosfillimin e procesit te numërimit pasi pretendon se nuk janë […] The post Rinumërimi i votave në Kuçovë, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ: Rrugaç, hajdut… appeared first on Newsbomb Albania.

Rinumërimi i votave në Kuçovë, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ: Rrugaç, hajdut…

Rinumërimi i votave për Bashkinë e Kuçovës është shoqëruar me incidente. Burime për mediat bëjnë me dije situata është tensionuar në Kolegjin Zgjedhor aty ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës.

Avokati i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqit, kërkoi mosfillimin e procesit te numërimit pasi pretendon se nuk janë procesverbalet e plota në kutinë e materialeve zgjedhore që tregojnë sa ka qenë numri total i votave dhe nëse përkon me numrin aktual të votave që gjenden në kuti.

Gjatë ndërprerjes së seancës, pasi ju la kohë përfaqësuesve të KQZ për të gjetur materialet, Lefter Maliqi ka debatuar me sekretarin e përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj. Maliqi ka ofenduar Merkajn, duke i thënë “rrugaç” dhe “hajdut”.

Ndërkohë, pas daljes nga salla aty ku dhe po kryhet numërimi Maliqi tha për mediat se sekretari ka pasur probleme me avokatët e tij. Ai theksoi se nuk kanë informacion sesa fletë votimi janë, si dhe shtoi se brenda sallës ngriti zërin pasi pa parregullsi.

“Është krim shtetëror, elektoral. Se ca ka në këto 18 kuti nuk e di, sot filloi seanca. Ata marrin dokumentacionin por e kanë bosh për këto 18 kuti. Sekretari ka pasur probleme me avokatët e mi.

Ne nuk e dimë sesa fletë votimi janë. Unë tregoj muskujt e trurit dhe kundër krimit që është bërë. Unë kam qenë gjithmonë i pastër, nuk kam pasur asnjë biznes. Një gjë ta dini Kuçova është e majtë, unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Unë e ngrita zërin, unë filmova që nesër ta kisha si provë. Këtu kanë ardhur vëzhgues të tjerë, ai nuk është vëzhgues”, tha Maliqi.

 

The post Rinumërimi i votave në Kuçovë, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ: Rrugaç, hajdut… appeared first on Newsbomb Albania.