Arrestimi i Popoviqit për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
E ashtuquajtura ‘zyre për Kosovën’’ ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit. Ky i fundit është arrestuar pas një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ka përdorur gjuhë të ashpër anti UÇK. Në komunikatë e lëshuar bëhet e ditur edhe se Petar Petkoviq ka njoftuar BE-në, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit. Popoviq me deklaratën

E ashtuquajtura ‘zyre për Kosovën’’ ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit. Ky i fundit është arrestuar pas një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ka përdorur gjuhë të ashpër anti UÇK.
Në komunikatë e lëshuar bëhet e ditur edhe se Petar Petkoviq ka njoftuar BE-në, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit.
Popoviq me deklaratën e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje.
‘‘Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë. Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’.