Arrestimi i Popoviqit, Sveçla: S‘tolerojmë përdhosjen e luftës së UÇK-së, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit, zëvendësit të drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sveçla tha se Popoviqi ka mbajtur një fjalim në Rahovec, ku ka nxitur urrejtje dhe përçarje në Kosovë, pasi e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë

Arrestimi i Popoviqit, Sveçla: S‘tolerojmë përdhosjen e luftës së UÇK-së, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit, zëvendësit të drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sveçla tha se Popoviqi ka mbajtur një fjalim në Rahovec, ku ka nxitur urrejtje dhe përçarje në Kosovë, pasi e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.

“Për këtë shkak, zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tone”, shkroi Sveçla.

Tutje, ai tha se deklarimet e modelit millosheviqian e që sipas tij, administrate politike e Serbisë të drejtuar nga Aleksandar Vuçiqi i mban ende gjallë dhe i shpërndan kudo, janë të dënueshme, të pavërteta dhe të dëmshme.