Arrestohen katër shtetas të huaj në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën janë arrestuar katër shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch. Ata dyshohen se prezantuan leje qëndrime të falsifikuara. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur […] The post Arrestohen katër shtetas të huaj në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.

Arrestohen katër shtetas të huaj në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën janë arrestuar katër shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Ata dyshohen se prezantuan leje qëndrime të falsifikuara. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

The post Arrestohen katër shtetas të huaj në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.