“A u mërzite për shokun tënd Dodik?” Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova (VIDEO)
Një ndjekës nga Kosova i përmendi kryeministri Edi Rama presidentin e Republikës Sërbska, Milorad Dodik, i shpallur tashmë në kërkim. “A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, ishte komenti. Ndërsa Rama i cilësoi qesharake deklaratat se ka miqësi me […] The post “A u mërzite për shokun tënd Dodik?” Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

Një ndjekës nga Kosova i përmendi kryeministri Edi Rama presidentin e Republikës Sërbska, Milorad Dodik, i shpallur tashmë në kërkim.
“A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, ishte komenti. Ndërsa Rama i cilësoi qesharake deklaratat se ka miqësi me çetnikët.
“Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë”.
Video:
The post “A u mërzite për shokun tënd Dodik?” Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova (VIDEO) appeared first on