Rama investitorëve të huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria ka nisur të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur plotësisht për potencialet e saj. Gjatë aktivitetit “Match-Maker Albania 2025” me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, Rama theksoi se tani është momenti i duhur që çdokush të investojë në Shqipëri para se të jetë vonë. “Shpresoj që […] The post Rama investitorëve të huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë appeared first on InfoShqip.com.

Rama investitorëve të huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria ka nisur të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur plotësisht për potencialet e saj.

Gjatë aktivitetit “Match-Maker Albania 2025” me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, Rama theksoi se tani është momenti i duhur që çdokush të investojë në Shqipëri para se të jetë vonë.

“Shpresoj që ju e dini që të zhvillosh një vend duhet të fitosh zgjedhje, kështu që më vjen keq për vonesën, por ishte diçka që lidhej me zgjedhjet, ndaj do të më mirëkuptoni që nuk ishte diçka që doja a shkaktoja, por ishte diçka të rëndësishme për të bërë.

Dua të them për këdo që ka ardhur, duhet të kuptojë se kjo është koha për të investuar në Shqipëri. Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri, sepse nesër do të jetë vonë, nesër të gjithë do duan të blejnë dhe do jetë shtrenjtë për shumicën prej jush.

Kështu qe çfarëdo që doni të bleni, blijeni tani, bëjeni tani, sepse sado të doni në fitime, bëjeni tani, është moment që Shqipëria nis të lulëzojë dhe nuk është e njohur plotësisht për potencialet e saj. Por kur të gjithë ta marrin vesh, nuk do jetë kaq e lehtë.

Dua t’iu them se shifrat, sa po fillojnë të bëhen mjaft të rëndësishme sa i takon vëllimit të investimeve, sa i takon turizmit, të gjitha llojeve të eksport-importeve dhe të gjitha llojeve të shprehjeve të interesit, si në hapësirën bregdetare dhe atë malore. Jemi vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka.

Një vend shumë i mirë po ashtu për tu bërë bashkë aktorë lokalë, dhe ndërkombëtare të biznesit. Ka diçka që vijon të ketë shumë e lirë në Shqipëri, që është gjithçka që mund të kërkoj në male. Të gjithë ata që e njohin Shqipërinë përmes detit, qyteti dhe mendon se ka parë më të mirë, po ju them që më e mira është në male. Çfarëdo që dikush do të bëj sot në male, është diçka që do ti shpërblehet në një mënyrë të shumëfishtë në një të ardhme jo të largët.

Ju falënderoj që jeni këtu, e të gjitha ata që janë dhe jetojnë këtu, vlerësoj durimin që parën duke pritur që ky takim të nistë, shumë ndjesë për vonesën. Dhe dua t’ju them që nuk do të gjeni ndonjë ballkanas tjetër që do tu kërkoj ndjesë dy herë dhe të mos marrë duartrokitje”, tha Rama.

The post Rama investitorëve të huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë appeared first on