Arsyeja pse SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën

Pse SHBA vendosi ta ndalë dialogun strategjik me Kosovën? The post Arsyeja pse SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën appeared first on Albinfo.

Arsyeja pse SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar nisjen e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar si të rrezikuar nga veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe tensionet e krijuara kanë minuar stabilitetin politik dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.

Kurtit i ishte bërë thirrje më herët nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, që të ndalë retorikën ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai dhe eksponentë të LVV-së kanë akuzuar Kushtetuesen për njëanshmëri, pas vendimit për të bllokuar përkohësisht konstituimin e Kuvendit deri më 30 shtator.

Vendimi i SHBA-së ka nxitur reagime të forta. Presidentja Vjosa Osmani e quajti zhvillimin “shqetësues” dhe theksoi se miqësia me Uashingtonin mbetet themel i shtetësisë së Kosovës. Opozita e ka cilësuar pezullimin si dëmin më të madh diplomatik në 25 vitet e fundit dhe ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale.

Edhe organizata të shoqërisë civile e kanë parë këtë si sinjal alarmi për të ardhmen e Kosovës, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane e vlerësoi si pengesë për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të vendit.

Dialogu strategjik ishte planifikuar të niste këtë vit, duke përfshirë fusha nga mbrojtja te energjia dhe ekonomia. Deri më tani, në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje të tillë me SHBA-në.

The post Arsyeja pse SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën appeared first on Albinfo.