As Musah nuk shitet, as Guerra nuk vjen – Merkatoja e Milanit bllokohet

Pavarësisht kontakteve të hershme gjatë fillimit të merkatos së verës, AC Milan nuk e sheh më Javi Guerra-n si një objektiv prioritar për mesfushën. Sipas raportimeve nga El Desmarque, kuqezinjtë janë tërhequr për momentin, teksa gjithçka varet nga një lëvizje e mundshme e Yunus Musah – që nuk ka ndodhur ende. Valencia i ka bërë […]

As Musah nuk shitet, as Guerra nuk vjen – Merkatoja e Milanit bllokohet

Pavarësisht kontakteve të hershme gjatë fillimit të merkatos së verës, AC Milan nuk e sheh më Javi Guerra-n si një objektiv prioritar për mesfushën. Sipas raportimeve nga El Desmarque, kuqezinjtë janë tërhequr për momentin, teksa gjithçka varet nga një lëvizje e mundshme e Yunus Musah – që nuk ka ndodhur ende.

Valencia i ka bërë të qartë Milanit dhe Atlético Madrid se nuk janë të gatshëm të negociojnë për largimin e mesfushorit 21-vjeçar, i cili shihet si pjesë thelbësore e projektit të klubit. Oferta e parë nga Milani është refuzuar, ndërsa edhe interesimi i Atleticos, i cili kishte arritur një marrëveshje prej 25 milionë eurosh një vit më parë, është zbehur pas kërkesave të reja financiare nga klubi spanjoll, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, plani i Valencias është të ofrojë një rinovim të rëndësishëm për Guerra-n, që përfshin trefishimin e pagës në mënyrë graduale, në këmbim të zgjatjes së kontratës aktuale, e vlefshme deri në vitin 2027.

Nga ana tjetër, AC Milan po pret një lëvizje nga tregu për Yunus Musah, që do të çlironte hapësirë në mesfushë dhe në buxhet, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete për të. Në këtë fazë, drejtuesit e klubit italian kanë zhvendosur fokusin te Ardon Jashari, që shihet si përforcimi ideal në mesfushë. /ORAinfo/