Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Nis sesioni i përvitshëm, mblidhen liderë nga e gjithë bota

Sytë e gjithë botës do të jenë këto ditë në Nju Jork, ku udhëheqësit botërorë mblidhen ne Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një kohë konflikit, krizash ekonomike dhe përplasjesh politike. Palestina është një debat I nxehtë, sidomos pasi disa shtete e njohën zyrtarisht të dielën, duke shkaktuar zemërimin e Izraelit, por edhe [...]Read More...

Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Nis sesioni i përvitshëm, mblidhen liderë nga e gjithë bota

Sytë e gjithë botës do të jenë këto ditë në Nju Jork, ku udhëheqësit botërorë mblidhen ne Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një kohë konflikit, krizash ekonomike dhe përplasjesh politike.

Palestina është një debat I nxehtë, sidomos pasi disa shtete e njohën zyrtarisht të dielën, duke shkaktuar zemërimin e Izraelit, por edhe kritikat e Shteteve të Bashkuara.

Mbretëria e Bashkuara, Kanadaja, Australia dolën me një deklaratë të përbashkët duke njohur zyrtarisht Palestinën si vend sovran.

Të paktën shtatë vende të tjera perëndimore janë gati të bëjnë të njëjtën gjë zyrtarisht, duke përfshirë Francën, Belgjikën, Luksemburgun, Maltën, Portugalinë, Andorrën dhe San Marinon.

Shtetet e Bashkuara u kanë refuzuar vizat zyrtarëve palestinezë për të marrë pjesë në mblehdjen  e OKB, por  të shtunën, 145 vende votuan për të lejuar Palestinën të marrë pjesë në samit virtualisht.

Mbështetja e Perëndimit për një shtet palestinez është nxitur nga sulmet e vazhdueshme dhe përkeqësimi I siguatës humanitare në Gaza. Javën e kaluar një komision hetimor i OKB, e cilësoi luftën e Izraelit në Gaza si një gjenocid.

Megjithatë është pranur gjerësisht se lëvizjet për të njohur Palestinën nuk do ta ndryshojnë situatën në terren, dhe ka thirrje që shtetet anëtare të OKB të ndërmarrin veprime shumë më të forta.

Një rekomandim është që shtetet anëtare të ndalojnë furnizimin me armë dhe karburant avionësh për Izraelin dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila ka urdhër-arreste për krime lufte për udhëheqësit izraelitë.

Një tjetër konflikt që do të marrë vëmendjen e Kombeve të Bashkuara është lufta në Ukrainë.

Vitin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy solli një “plan fitoreje”, për të cilin kërkoi mbështetje nga presidenti i atëhershëm i SHBA, Joe Biden.

Këtë vit, ai planifikon të takohet me Donald Trump, mbështetja e të cilit ka qenë shumë më e lëkundur se ajo e paraardhësit të tij.

Zelensky pritet të kërkojë më shumë sanksione ndaj Rusisë prej shteteve të Bashkuara dhe do të diskutojë edhe për garancitë e sigurisë në rast se arrihet një marrëveshje paqeje.

Ndërkohë, i dërguari i Moskës në OKB tha se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do tNis ë takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, sipas mediave shtetërore ruse.

Por ajo që po pritet me tension dhe padurim është fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump. Sapo filloi mandatin e tij të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump uli në mënyrë drastike fondet për grupet e ndihmës dhe OKB, pasi njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe agjenci të tjera dhe urdhëroi një rishikim të plotë të përfshirjes së Amerikës në organin botëror.

Në mandatin e tij të parë, Trump iu drejtua takimit vjetor të udhëheqësve botërorë katër herë, tre herë personalisht, duke përdorur skenën ndërkombëtare për të ndjekur politikën e tij të jashtme nacionaliste./abcnews.al