Asllani vazhdon të shkëlqejë, udhëheq Suedinë në fitoren ndaj Gjermanisë
Përfaqësuesja e Suedisë në futbollin e femrave vazhdoi serinë e fitoreve në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zvicër, duke mposhtur të shtunën mbrëma Gjermaninë me rezultat bindës 4:1, raporton albinfo.ch. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Zurichut dhe konfirmoi formën e shkëlqyer të skuadrës suedeze, që tashmë avancon në çerekfinale si e para në […] The post Asllani vazhdon të shkëlqejë, udhëheq Suedinë në fitoren ndaj Gjermanisë appeared first on Albinfo.

Përfaqësuesja e Suedisë në futbollin e femrave vazhdoi serinë e fitoreve në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zvicër, duke mposhtur të shtunën mbrëma Gjermaninë me rezultat bindës 4:1, raporton albinfo.ch.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Zurichut dhe konfirmoi formën e shkëlqyer të skuadrës suedeze, që tashmë avancon në çerekfinale si e para në grupin C.
Kapitenja Kosovare Asllani udhëhoqi me autoritet mesfushën suedeze dhe dha një asist në minutën e 12-të për golin e barazimit 1:1, pas disavantazhit të hershëm. Pas këtij momenti, Suedia mori plotësisht kontrollin e ndeshjes, duke realizuar edhe tre gola të tjerë dhe duke përfituar nga epërsia numerike që nga minuta e 31-të, kur një lojtare gjermane u ndëshkua me karton të kuq.
Asllani, e cila tashmë numëron 202 paraqitje dhe 49 gola për kombëtaren suedeze, u largua nga loja në minutën e 56-të, kur fitorja ishte pothuajse e sigurt. Ajo pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit edhe në fazën nokaut të turneut.
Suedia më herët kishte mposhtur edhe Danimarkën dhe Poloninë, duke e përfunduar fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje. Gjermania, pavarësisht humbjes, siguroi kualifikimin si e dyta e grupit, raporton albinfo.ch.
The post Asllani vazhdon të shkëlqejë, udhëheq Suedinë në fitoren ndaj Gjermanisë appeared first on Albinfo.