KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i tha Gazetës Express se deri në orën 14:00 nuk pati asnjë listë të dorëzuar.
“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, tha ai.
Elezi njoftoi se ka përfunduar periudha për subjektet politike që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve. Ai tha se “numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”.
Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ pritet të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:
1.Partia Socialdemokrate;
2.Kosovaki Nevi Romani Partia;
3.Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
4.Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
5.Srpska Lista;
6.Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
7.Lidhja Demokratike e Kosovës;
8.Fjala;
9.Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
10.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
11.Socialdemokratska Unija;
12.Jedinstvena Goranska Partija;
13.Kosova Demokratik Türk Partisi;
14.Nova Demokratska Stranka;
15.Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
16.Kosovski Savez;
17.Partia Balliste;
18.Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
19.Partia Liberale Egjiptiane;
20.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
21.Stranka Demokratske Akcije; dhe
22.Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:
1.Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT).
2.Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
3.Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).
Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
1.Složno Pobeđujemo.
Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
1.Esmir Kasi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



