Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Prishtinës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje që shihet në fotografinë e publikuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, personi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj, të kontaktojë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected]


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.