Milani kërkon “xhevahirin” 17-vjeçar! Talenti madh shënon para skautëve kuqezi – në garë edhe Real Madridi!

AC Milan ka nisur të mendojë që tani për lëvizjet e merkatos së janarit, teksa drejtuesit kuqezi kanë dërguar skautë në Spanjë gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Edhe pse merkatoja e verës është ende e freskët, Milani po përgatit disa goditje të mundshme për afatin kalimtar të dimrit. Sipas raportimeve nga mediat italiane, pronari Gerry Cardinale është i gatshëm të vazhdojë investimet për të përmirësuar skuadrën, transmeton ORAinfo.
Në radar një talent i lindur në vitin 2009
Sipas Tuttosport, të cituar nga PianetaMilan, Milani po monitoron nga afër Owen Emekën, një talent nigerian që luan në krah dhe aktivizohet te Granada në La Liga 2.
Emeka, i lindur në vitin 2009, po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij dhe skautët e Milanit e kanë ndjekur nga afër në ndeshjen ndaj Albacetes. Talenti i ri arriti të shënojë në atë takim, duke lënë përshtypje edhe më të mira te përfaqësuesit e klubit italian.
17-vjeçari tashmë mban edhe një rekord të veçantë te Granada, pasi është golashënuesi më i ri në historinë e klubit.
Edhe Real Madridi interesohet
Milani nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Emekës. Sipas raportimeve, edhe Real Madridi e ka ndjekur situatën dhe e konsideron lojtarin një prej talenteve që mund të zhvillohen në akademinë e klubit.
Tentativat e para të madrilenëve për ta afruar lojtarin raportohet se janë refuzuar, duke i dhënë Milanit mundësinë për të ndërhyrë në garë.
Klubi kuqezi mund të tentojë të mbyllë një marrëveshje që në janar, përpara se Emeka të tërheqë interesimin e gjerë të klubeve të Premier League dhe La Liga.
Nëse zhvillimi i tij vazhdon me këtë ritëm, talenti nigerian pritet të jetë një prej emrave që do të ndiqen me vëmendje gjatë muajve të ardhshëm. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



