“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare

Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” në Thun po vazhdon punën me gjeneratën e re, përmes ushtrimeve të rregullta me instrumentistët dhe këngëtarët e rinj, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të aktiviteteve, fëmijët dhe të rinjtë po mësojnë dhe ushtrojnë me përkushtim instrumente muzikore dhe këngë shqiptare. Mësimet e instrumenteve udhëhiqen nga Gani Goçi, me asistencën e Hisnia dhe Shpendit.
Ushtrimet zhvillohen çdo të mërkurë, nga ora 18:00 deri në 20:00, në Quartierzentrum Lerchenfeldnë Thun.
Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë interes për muzikën dhe kulturën shqiptare që t’i bashkohen grupit.
Përmes këtyre aktiviteteve, “Atdheu” synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përcjelljen e këngës, muzikës dhe traditës shqiptare te brezi i ri në Zvicër.
Nga shoqata kanë falënderuar mësuesit, asistentët dhe prindërit për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme./Albinfo.ch
The post “Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



