Miss Austria humb jetën papritmas në moshën 22-vjeçare

Miss Austria humb jetën papritmas në moshën 22-vjeçare

Miss Austria 2024, Lucia Sisic, ka ndërruar jetë papritur në moshën vetëm 22-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e saj, të cilët kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale.

Sisic, nga Vjena, kishte lindur me një problem në valvulën e zemrës dhe gjatë jetës kishte kaluar nëpër shtatë ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Shkaku i saktë i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur.

E reja kishte folur hapur për sfidat shëndetësore dhe ndikimin që ato kishin pasur në fëmijërinë e saj. Në një intervistë në vitin 2024, ajo ishte shprehur se fëmijëria e saj kishte qenë “ndryshe”, por se kjo e kishte bërë më të fortë, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.

Pas kurorëzimit si Miss Austria 2024, Sisic kishte falënderuar mjekët dhe ekipin e kardiologjisë që e kishin trajtuar ndër vite, duke thënë se falë tyre kishte mundur të përballonte momentet e vështira dhe të jetonte një jetë të plotë.

Pas lajmit për vdekjen e saj, miqtë dhe organizatorët e konkursit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen.

Organizatorët e Miss Austria e përshkruan Lucian si “një grua të re të mrekullueshme”, duke thënë se ajo do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së Miss Austria.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.