Austria-Kosovë thyen rekordin e shikueshmërisë, më shumë tifozë se Belgjikë-Francë

Austria-Kosovë thyen rekordin e shikueshmërisë, më shumë tifozë se Belgjikë-Francë

Përballja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, e zhvilluar të dielën në Vjenë, ka regjistruar numrin më të lartë të shikuesve në stadium në xhiron e dytë të kësaj faze të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.at.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e statistikave “Football Meets Data”, ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ernst Happel” e ndoqën nga afër rreth 47 mijë tifozë.

Kjo shifër është veçanërisht e lartë duke pasur parasysh se në të njëjtën xhiro u zhvillua edhe përballja ndërmjet dy kombëtareve të njohura evropiane, Belgjikës dhe Francës.

Ndeshja Belgjikë-Francë u ndoq nga 40,857 tifozë, duke u renditur pas Austria-Kosovë dhe Angli-Ukrainë. Përballja e Anglisë me Ukrainën mblodhi 43,382 shikues në stadium.

Ndërkohë, ndeshja Gjermani-Greqi u ndoq nga 28,945 tifozë.

Në anën tjetër, numrin më të ulët të shikuesve në stadium në këtë xhiro e regjistroi përballja ndërmjet Izraelit dhe Republikës së Irlandës, e cila u ndoq nga vetëm 319 persona.

Kosova e zhvilloi ndeshjen në Vjenë në kuadër të garës për kreun e grupit, por pësoi humbje 3-1 ndaj Austrisë.

“Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës të enjten, më 1 tetor, kur do të përballen me Izraelin.

Ndeshjet e Kosovës në futboll mund t’i ndiqni ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion./Albinfo.at

The post Austria-Kosovë thyen rekordin e shikueshmërisë, më shumë tifozë se Belgjikë-Francë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.