Avokati Ervin Karanxha për Clevio Serbianon: “ Ka pasur shumë konflikte.Duhet ti garantohet siguria ”

Avokati i njohur Ervin Karanxha ka folur së fundmi për rastin e reperit Clevio Serbiano, i cili pas ekstradimit nga Dubai ndodhet aktualisht në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. I ftuar në emisionin Breaking në Top News, Karanxha theksoi nevojën që autoritetet të marrin masa shtesë sigurie për reperin, duke qenë se ai është […]

Avokati Ervin Karanxha për Clevio Serbianon: “ Ka pasur shumë konflikte.Duhet ti garantohet siguria ”

Avokati i njohur Ervin Karanxha ka folur së fundmi për rastin e reperit Clevio Serbiano, i cili pas ekstradimit nga Dubai ndodhet aktualisht në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. I ftuar në emisionin Breaking në Top News, Karanxha theksoi nevojën që autoritetet të marrin masa shtesë sigurie për reperin, duke qenë se ai është përfshirë më parë në konflikte të shumta me persona të ndryshëm.

“Për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që ka pasur ndër vite, është e rëndësishme që të krijohen kushte të sigurta për ta mbrojtur. Ai është një figurë publike, një artist me ndikim, por edhe një person që ka qenë shpesh në qendër të debateve. Kjo e bën të domosdoshme kujdesin maksimal në mënyrën se si trajtohet,” u shpreh avokati.

Sipas tij, fakti që Clevio ndodhet në izolim e bën edhe më të nevojshme garantimin e kushteve të duhura humane dhe ligjore, në përputhje me të drejtat e njeriut. “Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe i pafajshëm, ndaj trajtimi i tij duhet të jetë i drejtë dhe në përputhje me ligjin. Drejtësia duhet të funksionojë mbi bazën e barazisë, pa paragjykime dhe me sigurinë që i takon çdo qytetari,” shtoi Karanxha.

Avokati nënvizoi gjithashtu se institucionet e paraburgimit duhet të ndërhyjnë për të garantuar mbrojtjen fizike të Clevios, përfshirë edhe kushtet e ajrosjes dhe monitorimit të sigurisë. Ai kujtoi se reperi ka pasur më herët probleme ligjore dhe ka thyer masën e arrestit, ndërsa aktualisht pritet përfundimi i procedurave gjyqësore.

“Askush nuk duhet të paragjykohet para vendimit të gjykatës. Drejtësia e vërtetë është ajo që mbron, jo që ndëshkon padrejtësisht,” përmbylli Karanxha.