“Baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, shpërthejnë të qeshurat në takimin Rutte-Trump
Udhëheqësit botërorë, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, janë mbledhur për një samit të NATO-s që po mbahet në Hagë, përcjell Reporteri.net. Gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Trump diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Luftën mes dy vendeve, Trump e krahasoi si me “dy fëmijë në oborrin

Udhëheqësit botërorë, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, janë mbledhur për një samit të NATO-s që po mbahet në Hagë, përcjell
Gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Trump diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Luftën mes dy vendeve, Trump e krahasoi si me “dy fëmijë në oborrin e shkollës”.
“Ata zihen keq. Nuk i ndal dot. Lëri të zihen dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh,” tha ai.
Duke iu referuar përdorimit të gjuhës së ashpër dje nga Trumpi, kur fliste për Iranin dhe Izraelin, Rutte tha:
“Dhe pastaj, babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, derisa të dy shihen duke qeshur.
Trump shtoi: “Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër ndonjëherë, herë pas here duhet ta përdorësh një fjalë të caktuar.”