Bajrami nga ASH: Në një shtet normal, në raste tragjedie të këtilla, është Prokuroria e cila e ka fjalën e vetme dhe jo Kryeministri!

Deklarata e Kryeministrit Mickoski se do ti nxjerrë për veshi nga shtëpia të gjithë ata që politizojnë tragjedinë e Koçanit, është skandaloze, jashtë çdo logjike dhe etike politike, madje tejet kërcënuese në të njëjtën kohë edhe ndaj fjalës së lirë. Ishte pikërisht i pari Kryeministri Mickoski më vonë edhe vartësi i tij Toshkovski që ju […] The post Bajrami nga ASH: Në një shtet normal, në raste tragjedie të këtilla, është Prokuroria e cila e ka fjalën e vetme dhe jo Kryeministri! appeared first on InfoShqip.com.

Bajrami nga ASH: Në një shtet normal, në raste tragjedie të këtilla, është Prokuroria e cila e ka fjalën e vetme dhe jo Kryeministri!

Deklarata e Kryeministrit Mickoski se do ti nxjerrë për veshi nga shtëpia të gjithë ata që politizojnë tragjedinë e Koçanit, është skandaloze, jashtë çdo logjike dhe etike politike, madje tejet kërcënuese në të njëjtën kohë edhe ndaj fjalës së lirë.

Ishte pikërisht i pari Kryeministri Mickoski më vonë edhe vartësi i tij Toshkovski që ju drejtuan oponionit me deklarata të papërgjegjshme duke e politizuar tragjedinë, me akuza fajësie për zyrtarë të qeverisë kaluar. Gjithkush është fajtor, vetëm Mickoski dhe qeveria e tij jo. Orvatja e menjëherëshme e Mickoskit dhe Toshkovskit për të hudhur fajin tek të tjerët tregon qartë për përgjegjësinë që bie mbi ta, mbi qeverisjen e tyre gati 1 vjeçare.

Në një shtet normal, në raste tragjedie të këtilla, është Prokuroria e cila e ka fjalën e vetme dhe jo Kryeministri i cili ka imunitet politik të deleguar. Kryeministri i vendit duhet të tregojë vetëpërmbajtje, maturi dhe të thërras për qetësi, unitet dhe të bëjë thirrje që organet e drejtësisë të veprojnë mbi bazën e ligjit dhe jo të luaj rolin e një Xhandari që kërcënon oponentët dhe aktorët tjerë politik. Nuk është në dorën e Kryeministrit që të fajësojë apo të dënojë dikënd për krime, nuk është as Prokuror dhe as Gjykatës.

Qasja e tillë (me kërcënime) është shqetësuese dhe nxitëse njëkohësisht, që nuk i shërben kapërcimit të situatës, hetimit të drejtë e transparent për të nxjerrë para përgjegjësisë fajtorët e vërtetë.

Ajo që është shqetësuese (si deri më tani) është heshtja (pajtueshmëria) e zyrtarëve të VLEN-it me deklaratat e pa matura të Mickoskit. Arben Taravari para disa ditë është takuar me Ali Ahmetin dhe i ka kërkuar bashkëpunim për zgjedhjet lokale, kurse sot shfaqet në krah të Mickoskit duke kërkuar të meren nga shtëpia politikan të BDI-së (edhe LSDM-së) me të cilët ai vetë ka qenë në qeveri që nga Shkurti 2023. Kjo hipokrizi dhe pabesi e Taravarit është një tregues i qartë se e vetmja mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësisë si qeveri, është mjegulla në të cilën gjithkush mund të jetë fajtor vetëm ai dhe Kryeministri i tij, JO.

Fatkeqësisht ky politizim i skajshëm i këtyre tragjedive (që nuk është e vetmja deri më tani) e rëndon edhe më shumë dhimbjen e familjarëve të viktimave, të cilët në këto momente kanë nevojë për ngushëllim dhe ndihmë e jo për dokrrat politike të Taravarit e Mickoskit.

The post Bajrami nga ASH: Në një shtet normal, në raste tragjedie të këtilla, është Prokuroria e cila e ka fjalën e vetme dhe jo Kryeministri! appeared first on