PDK, LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike në Kosovë, për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në ftesë, Osmani ka propozuar që takimi të mbahet të enjten, me fillim nga ora 13:00. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e para që […] The post PDK, LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike në Kosovë, për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në ftesë, Osmani ka propozuar që takimi të mbahet të enjten, me fillim nga ora 13:00.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e para që ka njoftuar se kryetari Memli Krasniqi do ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.
“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht zëdhënësi, Kushtrim Xhemaili.
Më pas, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se ky subjekt politik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ.
“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë Mustafa.
The post PDK, LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës appeared first on Albinfo.