Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, atëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje sonte. Sipas Bajramit

Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, atëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje sonte.

Sipas Bajramit, Neni 26, pika 1 thotë se në rast se anëtari i qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i kuvendit të Kosovës, i njëjti “duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

“Nga ana tjetër, Neni 30 thotë: ‘Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit’”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo pyeti se çka do të thotë dorëheqja për Kurtin dhe VV-në, pasi sipas saj, deri me sot dikush që ka dhënë dorëheqje s’ka punuar më në atë institucion.

“A e dini çfarë ligji keni miratuar? Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Amatera”, shkroi Bajrami.