Bali Muharremaj në Ditën e të Moshuarve: Gjyshërit janë rrënjët dhe dashuria jonë pa kushte

Me rastin e 1 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe mirënjohës për gjeneratat e vjetra, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri. “Gjyshërit janë rrënjët tona, urtësia jonë dhe dashnia jonë pa kushte. Sot i nderojmë

Bali Muharremaj në Ditën e të Moshuarve: Gjyshërit janë rrënjët dhe dashuria jonë pa kushte

Me rastin e 1 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe mirënjohës për gjeneratat e vjetra, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.

“Gjyshërit janë rrënjët tona, urtësia jonë dhe dashnia jonë pa kushte. Sot i nderojmë, e natyrisht çdo ditë duhet t’i duam”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe respekt për të moshuarit, duke theksuar se dinjiteti i tyre duhet të jetë gjithmonë prioritet.

Në këtë ditë simbolike, Muharremaj ka ritheksuar angazhimin e tij që politika lokale të jetë më e ndjeshme ndaj nevojave të të moshuarve dhe që ata të ndihen të vlerësuar, të sigurt dhe të përfshirë në jetën komunitare.