Barcelona e nis si kampione/ Mund 0-3 Mallorca në sfidën e parë në La Liga

Barcelona e nisi me një fitore të madhe sezonin e ri në La Liga. Kampionët spanjollë mundën 3-0 Majorkën në transfertë, në një sfidë ku nuk munguan polemikat. Por ky detaj nuk e zbeh aspak paraqitjen e skuadrës së Hansi Flick, që I mjaftuan vetëm shtatë minuta për golin e epërsisë. Rafinja nuk e shpërdoroi [...]Read More...

Barcelona e nis si kampione/ Mund 0-3 Mallorca në sfidën e parë në La Liga

Barcelona e nisi me një fitore të madhe sezonin e ri në La Liga.

Kampionët spanjollë mundën 3-0 Majorkën në transfertë, në një sfidë ku nuk munguan polemikat.

Por ky detaj nuk e zbeh aspak paraqitjen e skuadrës së Hansi Flick, që I mjaftuan vetëm shtatë minuta për golin e epërsisë.

Rafinja nuk e shpërdoroi asistimin e Yamal, duke shbllokuar rezultatin e sfidës.

Në minutën e 23-të, ishte Ferran Torres që dyfishoi diferencëm, por realizimi I sulmuesit spanjoll u shoqërua me shumë protesta nga vendasit.

Ata pretenduan se goli duhej anuluar, pasi aksioni vijoi me një prej mbrojtësve të Majorkës të dëmtuar.

Tensioni bëri që të zotët e shtëpisë të mbeteshin me nëntë lojtarë në fushën e lojës.

Morlanes mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Vedat Muriqi u dërgua menjëherë në dhomat e zhveshjes për shkak të një ndërhyrje vrastare në dëm të portierit Joan Garcia.

Me forca më të shumta në fushë, Barcelona e ktheu ndeshjen në një monolog në zonën kundërshtare, por shifrat 2-0 mbetën në fuqi deri në fundin e kohës së rregullt.

Vetëm në minutën e katërt shtesë, Lamin Yamal vulosi triumfin e skuadrës “blaugrana” me një nga golat e repertorit të tij.

Me këtë sukses, Barcelona nis në mënyrën më të mirë të mundëshme mbrojtjen e titullit kampion, ndërsa I dërgon një mesazh të qartë të gjithë rivalëve.  / abcnews.al /