Bardhi me supergol e shpëton nga disfata Maqedoninë e Veriut
Enis Bardhi shpëton Maqedoninë e Veriut me supergol ndaj Kazakistanit The post Bardhi me supergol e shpëton nga disfata Maqedoninë e Veriut appeared first on Albinfo.

Enis Bardhi shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 74-të, duke i siguruar Maqedonisë së Veriut një pikë të çmuar kundër Kazakistanit. Ndeshja u zhvillua të hënën mbrëma në Shkup dhe ishte pjesë e Grupit J të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, përcjell albinfo.ch.
Kazakistani kaloi i pari në avantazh me golin e Dinmukhamed Karman në minutën e 54-të, por Bardhi barazoi rezultatin dhe shpëtoi skuadrën nga disfata.
Me këtë barazim 1:1, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e dytë me 13 pikë nga shtatë ndeshje. Belgjika kryeson tabelën me 14 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Uellsi është i treti me 10 pikë. Kazakistani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa Lihtenshtajni mbetet pa pikë.
The post Bardhi me supergol e shpëton nga disfata Maqedoninë e Veriut appeared first on Albinfo.