Barrikadat në veri, lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin dhe 10 të dyshuar të tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për lëshimin e një letër-rreshtimi vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiq, në kuadër të hetimeve që lidhen me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. Ajo

Barrikadat në veri, lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin dhe 10 të dyshuar të tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për lëshimin e një letër-rreshtimi vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiq, në kuadër të hetimeve që lidhen me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Ajo ka thënë se përveç Radoiçiqit PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. Duke u hetuar janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese. Ndërsa për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, pasi duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione. PSRK, zbaton në përpikëri procedurat ligjore në përputhje me Kushtetutën, dhe në mënyrë të barabartë për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës!”, ka thënë Luta. /Gazeta10