Bayern Munich nuk heq dorë nga Leo, ky është lajmi i fundit nga Gjermania
Pavarësisht mohimeve zyrtare, Bayern Munich vazhdon të mbajë në vëmendje yllin e Milanit, Rafael Leao. Gjatë fundjavës, presidenti nderi i klubit bavarez, Uli Hoeneß, mohoi çdo interes për Leaon, duke deklaruar: “Jo, jo, jo. Max Eberl më tha se kishte pasur disa bisedime, por ato nuk ishin të frytshme dhe çështja nuk u diskutua më.” […]

Pavarësisht mohimeve zyrtare, Bayern Munich vazhdon të mbajë në vëmendje yllin e Milanit, Rafael Leao.
Gjatë fundjavës, presidenti nderi i klubit bavarez, Uli Hoeneß, mohoi çdo interes për Leaon, duke deklaruar: “Jo, jo, jo. Max Eberl më tha se kishte pasur disa bisedime, por ato nuk ishin të frytshme dhe çështja nuk u diskutua më.”
Megjithatë, gazetari Matteo Moretto, përmes kanalit të Fabrizio Romano, ka sqaruar se emri i Leaos vazhdon të figurojë në listën e Bayern. Sipas tij, klubi gjerman nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për sulmuesin portugez, por e ka përfshirë në listën e kandidatëve për krahun e majtë të sulmit.
Objektivi kryesor i Bayernit ishte Nico Williams, i cili ka vendosur të rinovojë kontratën me Athletic Bilbaon. Pas këtij zhvillimi, mbetet për t’u parë nëse Leao do të konsiderohet si alternativa e radhës për bavarezët.
Për momentin, Leao është në Milano dhe pritet të nisë fazën përgatitore me kuqezinjtë nën urdhrat e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri.