BBC: A do të ndjekë Britania hapat e Francës për të njohur shtetin palestinez?
Shkatërrimi që Izraeli i ka shkaktuar Gazës do të duhen vite që palestinezët ta kapërcejnë kështu shkruan BBC, ndërsa shtron pyetjen nëse do të arrijë Mbretëria e Bashkuar që të ndjekë hapat e Francës dhe të njohë shtetin palestinez. Izraelit do t’i duhen gjithashtu vite që të kapërcejë dëmin që i ka shkaktuar qëndrimit të [...]Read More...

Shkatërrimi që Izraeli i ka shkaktuar Gazës do të duhen vite që palestinezët ta kapërcejnë kështu shkruan BBC, ndërsa shtron pyetjen nëse do të arrijë Mbretëria e Bashkuar që të ndjekë hapat e Francës dhe të njohë shtetin palestinez.
Izraelit do t’i duhen gjithashtu vite që të kapërcejë dëmin që i ka shkaktuar qëndrimit të tij moral.
Perceptimet dhe mënyra se si njerëzit e shohin Izraelin në lidhje me gjendjen e tij morale ka ndryshuar dhe ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për këtë çështje edhe brenda Izraelit.
Dy organizata izraelite për të drejtat e njeriut dolën dhe thanë se Izraeli po kryente gjenocid. Dje dhe sot ka një mbledhje të kabinetit në Mbretërinë e Bashkuar ku do të diskutohet për njohjen e mundshme të një shteti palestinez nga ana e Britanisë.
Keir Starmer duket se po lëviz drejt kësaj ideje, pasi po përballet me një presion të madh brenda Partisë Laburiste.
Sigurisht, nuk ka shtet palestinez; është një aspiratë. Por është gjithashtu diçka që ka qenë politika e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera, përfshirë SHBA-në për shumë vite.
Realitetet në terren nënkuptojnë se zgjidhja me dy shtete është bërë praktikisht e pakuptimtë për shkak të zgjerimit të vendbanimeve hebraike, kundërshtimit të qeverisë izraelite dhe mënyrës se si territori ku do të ekzistonte fizikisht një shtet palestinez është gërryer dhe është marrë nga izraelitët, shkruan më tej Rama.
Edhe këtë mëngjes, në gazetat izraelite është folur për aneksimin nga Izraeli së bashku me presionin nga e djathta ekstreme të Bregut Perëndimor, i cili është gjithashtu territor që palestinezët e duan për shtetin e tyre.
Megjithatë, tani lind pyetja se si duhet të ndërmerret një hap konkret për ta bërë realitet zgjidhjen me dy shtete.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vendosur që mënyra për ta bërë këtë është përmes njohjes. Francezët dhe britanikët e kanë diskutuar këtë për muaj të tërë në nivel diplomatik.
Pra, pyetja është nëse Britania ndoshta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator do t’i bashkohet Francës për ta bërë këtë?
/abcnews.al/