‘BE, gjigand ekonomik e xhuxh politik’, Kamberi: Frika e Europës, flukset migratore në rast destabiliteti
Konflikti në Lindjen e Mesme ka rikthyer ‘sytë e botës’ drejt zhvillimeve që priten të ndodhin në këtë vatër tensionesh mes Izraelit, Iranit dhe së fundmi me përfshirjen e SHBA. Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi, Bashkimi Europian shihet si një gjigand ekonomik, ndërkohë në planin politik shihet si një ‘xhuxh’ politik. Më tej, [...]Read More...

Konflikti në Lindjen e Mesme ka rikthyer ‘sytë e botës’ drejt zhvillimeve që priten të ndodhin në këtë vatër tensionesh mes Izraelit, Iranit dhe së fundmi me përfshirjen e SHBA.
Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi, Bashkimi Europian shihet si një gjigand ekonomik, ndërkohë në planin politik shihet si një ‘xhuxh’ politik. Më tej, Kamberi shtoi se çfarë e shqetëson BE-në sot është fluksi migrator në rast të një destabiliteti rajonal.
“BE shihet si një gjigand ekonomik dhe një xhuxh politik. Natyra e BE është e tillë që janë të vetëdijshëm për peshën në konfliktin në Lindjen e Mesme.
BE nuk ka pasur rol, ajo që e shqetëson BE është se ata kanë frikë që situata në Iran mund të jetë një ftesë për kaos që çdo ndryshim i regjimit mund të prek Europën.
Në rast të një destabiliteti në rajon, kufiri më i afërt i flukseve migratore është pikërisht Europa, përveç çështjes së energjisë.” / abcnews.al