BE i vendos tarifa SHBA/ Nisin nga 1 prilli, kundërpërgjigjet për tarifat e aluminit dhe çelikut
Bashkimi Europian njoftoi këtë të mërkurë se duke nisur na 1 prilli, Unioni 27 anëtarësh do të vendosë tarifa ndaj mallrave amerikan me vlerë 26 miliardë euro si kundërpërgjigje ndaj Tarifave që Donald Trump ka vënë ndaj importeve të celikut dhe aluminit, tarifa këto prej 25% që hynë në fuqi këtë të mërkurë. Lëvizja më [...]Read More...

Bashkimi Europian njoftoi këtë të mërkurë se duke nisur na 1 prilli, Unioni 27 anëtarësh do të vendosë tarifa ndaj mallrave amerikan me vlerë 26 miliardë euro si kundërpërgjigje ndaj Tarifave që Donald Trump ka vënë ndaj importeve të celikut dhe aluminit, tarifa këto prej 25% që hynë në fuqi këtë të mërkurë. Lëvizja më e fundit e Brukselit shënoi një përshkallëzim të luftës tregtare globale mes dy superfuqive ekonomike. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen I cilësoi tarifat e Shteteve të Bashkuara të pajustifikuara ndërsa tha se Bashkimi Europian po hakmerret me të njëjtën masë.
“Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe biznesin. Kundërmasat që marrim sot janë të forta, por proporcionale. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po aplikojnë tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro. Kjo përputhet me shtrirjen ekonomike të tarifave të Shteteve të Bashkuara.”
Komisioni Evropian ka përcaktuar se tarifat e reja do të synojnë produkte industriale, përfshirë çelikun, aluminin, mjetet e punës, plastikat dhe produktet prej druri. Gjithashtu, masa do të prekë edhe disa produkte bujqësore amerikane me tarifa 25% njesoj sic jane vendosur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi se Unioni eshte I hapur per negociata ndersa shtoi se nje bote me pasiguri te larta gjeopolitike dhe ekonomike nuk eshte ne interesin e sakujt. Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Benjamin Haddad, theksoi se BE mund të shkojë edhe më tej në reagimin e saj. “Masat janë të përmasuara, por nëse do të ishte e nevojshme, mund të zgjerohen edhe në fushat e shërbimeve dixhitale apo pronës intelektuale.
Nga ana e saj, Mbretërisa e Bashkuar ka zgjedhur një qasje më pragmatike. Ministri britanik i Thesarit, James Murray, theksoi se qeveria e Londrës nuk do të përgjigjet menjëherë me tarifa hakmarrëse, por do të mbajë të hapura opsionet. “Ne duam një qasje pragmatike dhe po negociojmë shpejt me SHBA-në për një marrëveshje ekonomike që mund të heqë tarifa të tjera,” deklaroi ai.
Vendimi i Trump-it për vendosjen e tarifave ka shkaktuar shqetësim në industrinë e çelikut në Mbretërën e Bashkuar. Drejtori i përgjithshëm i shoqatës UK Steel, Gareth Stace, e quajti masën “shumë zhgënjuese” dhe paralajmëroi për pasoja të rënda për furnizuesit britanikë. “Presidenti Trump duhet ta kuptojë që Mbretërisa e Bashkuar është një aleate dhe jo një armike. Sektori ynë i çelikut nuk është kërcënim për SHBA-në, por një partner që ndan të njëjtat vlera dhe qëllime për trajtimin e mbiprodhimit global dhe tregtisë së padrejtë,” tha ai.
Përshkallëzimi i luftës tregtare midis fuqive ekonomike globale mbetet një sfidë serioze për stabilitetin e tregjeve dhe raportet transatlantike, duke krijuar pasiguri për industrinë dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut./abcnews.al