BE kundër përfshirjes ushtarake të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se një përfshirje ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të “tërhiqte” të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm. Reagimi i saj erdhi pas deklaratës së Donald Trump, i cili […] The post BE kundër përfshirjes ushtarake të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran appeared first on Albinfo.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se një përfshirje ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të “tërhiqte” të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm.
Reagimi i saj erdhi pas deklaratës së Donald Trump, i cili sugjeroi hapur se SHBA-ja, si aleate e ngushtë e Izraelit, mund të marrë një rol më aktiv për t’i dhënë fund armiqësive.
“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë. Është e mundur që të përfshihemi. Por për momentin nuk jemi të përfshirë”, tha Trump për ABC News, teksa shtoi se SHBA-ja do të vepronte me “duart e lira” nëse Irani “prek trupat tona”, transmeton albinfo.ch.
Kallas ka qartësuar se Bashkimi Evropian nuk do të mbështesë një ndërhyrje të armatosur amerikane.
“Nëse SHBA-ja përfshihet, atëherë kjo me siguri do ta tërheqë gjithë rajonin në një konflikt më të gjerë. Dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, citohet të ketë thënë ajo.
The post BE kundër përfshirjes ushtarake të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran appeared first on Albinfo.