BE merr “timonin” drejt paqes/ Parisi propozon armëpushim njëmujor për sulmet në Ukrainë

Pasi Presideni Amerikan Donald Trump përzuri Presidentin Ukrainas Volodymir  Zelensky nga Shtëpia e Bardhë , Europa u zgjua dhe kërkon të marrë në dorë negociatat për fundin e luftës në Europën Lindore. Presidenti Francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Parisi dhe Londra do ti propozojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një armëpushim të pjesshëm një [...]Read More...

BE merr “timonin” drejt paqes/ Parisi propozon armëpushim njëmujor për sulmet në Ukrainë

Pasi Presideni Amerikan Donald Trump përzuri Presidentin Ukrainas Volodymir  Zelensky nga Shtëpia e Bardhë , Europa u zgjua dhe kërkon të marrë në dorë negociatat për fundin e luftës në Europën Lindore.

Presidenti Francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Parisi dhe Londra do ti propozojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një armëpushim të pjesshëm një mujor mes Ukrainës dhe Rusisë në përpjekjen më të fundit të Perëndimit për të mbajtur të fort bashkëpunimin me Ëashingtonin mbi ngjarjet që përcaktojnë fatet e kombeve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se armëpushimi I pjeshëm një mujor përfshin ndaljen e sulmeve ajrore dhe detetare si dhe sulmet ndaj infrastructures kritike energjitike,  por jo luftën tokësore për marrje territorresh.

Ministri I Jashtëm Francez deklaroi këtë të hënë se kjo formë armëpushimi  do të lejonte SHBA, Perëndimin dhe Ukrainën që të kuptonte nëse Vladimir Putin mban fjalën e tij kur angazhohet në një marrëveshje paraprake.  Më herët të dielën në një intervistë për Le Figaro, Presidenti Francez Emmanuel Macro kishte deklaruar se përgjatë një faze të mundshme armëpushimi nuk do të kishte trupa ushtarak në Ukrainë, bazuar në një plan Britaniko – Frances për pas përfundimit të luftës.  Sipas Macron zotimi I tyre për garanci sigurie do të plotësohej nga Londra dhe Parisi vetëm pas arritjes së një marrëveshje paqeje.

Britania nuk ka komentuar ende publikisht këtë plan armëpushimi, ndërkohë që Macron ka thënë se ai nuk e di sesi do të montorohej ky armëpushim në lidhje me infrastrukturën detare, ajrore dhe atë energjitike. Macron tha se mund të jetë komanda e NATO-s ajo që do të mbikqyr sulmet ajrore, por Moska e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje të moskës në këtë proces.

Plani i haruar nga Parisi dhe Londra Zyrtare për një armëpushim të pjesshëm një mujor në Ukrainë vjen pas një stuhie ndaj diplomacies Europiane lidhur me atë se çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mes Volodymir Zelenskyt dhe Presidentit Amerikan Donald Trump. Perëndimi kërkon të marrë situatën nën kontroll pas kërcënimit të Presidentit Amerikan se ai do të tërhiqej nga kjo çështje dhe nga mbështetja për Europën duke lënë kështu gjithçka në mëshirë të fatit. Deri me tani, Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky ka refuzuar cdo ide armepushimi duke thene se lufta nuk mund te ndalet nese nuk ka garanci sigurie per Kievin.

/ abcnews.al