Po bëhen prindër të një vajze dhe kanë zgjedhur emrin e rrallë, Vali Corleone jep lajmin e papritur për shtatzëninë e Anitës

Vali Corleone dhe partnerja e tij, Anita, janë në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhen prindër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vali përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin për shtatzëninë e partneres dhe ka zbuluar edhe emrat që ka menduar për fëmijën e tyre.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Vali ka treguar se zgjedhja e emrit do të varet nga gjinia e fëmijës. Nëse do të jetë djalë, ai ka thënë se do të quhet “Gladiator Corleone”, ndërsa në rast se do të jetë vajzë, emri i saj do të jetë “Gladiatora Corleone”.
“Nëse është djalë do të quhet Gladiator Corleone, nëse është vajzë Gladiatora Corleone”, është shprehur Vali.
Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës vjen në një periudhë kur Vali Corleone është rikthyer në vëmendjen e publikut edhe për shkak të zhvillimeve në fushën e drejtësisë.
Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Princ Valentino Corleone.
Sipas vendimit të gjykatës, ai është dënuar me një vit burgim me kusht dhe me 4 mijë euro gjobë, pasi vepra penale për të cilën ishte akuzuar është ricilësuar në posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Pavarësisht këtij zhvillimi gjyqësor, në qendër të vëmendjes këtë herë është bërë lajmi për shtatzëninë e partneres së tij.
Vali dhe Anita pritet që në muajt në vijim të bëhen prindër, ndërsa emrat e pazakontë që kanë zgjedhur për fëmijën kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Me këtë njoftim, Vali ka ndarë me publikun një moment të rëndësishëm të jetës së tij personale, ndërsa mbetet të shihet nëse çifti do të mirëpresë një djalë, i cili sipas tij do të mbajë emrin Gladiator, apo një vajzë me emrin Gladiatora./ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



