Leonora Jakupi: “Sot u vra liria jonë!”
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë, duke shprehur indinjatën e saj për verdiktin.
Përmes një postimi, Jakupi ka thënë se ky vendim, sipas saj, është goditje për lirinë e Kosovës.
“Sot u vra liria jonë! Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës. Po në emër të Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës!”, ka shkruar Jakupi.
Reagimi i saj vjen pas shpalljes së vendimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.