Franco Foda publikon listën për Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Franco Foda publikon listën për Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.

“Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës, në dy sfida të rëndësishme për objektivat e Kosovës në këtë garë.

Risi në listën e përzgjedhësit gjerman janë tri ftesat e para për Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin, të cilët do të kenë mundësinë të debutojnë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, skuadra do t’i qaset këtyre përballjeve me motivim dhe përkushtim maksimal, me synimin për të arritur rezultate pozitive në Ligën e Kombeve./Albinfo.ch

 

The post Franco Foda publikon listën për Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.