Beka: Në shumicën e komunave, shtesat për zjarrfikësit nuk janë paguar – gjendja është e keqe

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka deklaruar për “Front Online” se në shumicën e komunave nuk janë paguar shtesat për këtë kategori punonjësish. Ai thotë se as shtesat për vitet 2023-2024 nuk janë kompensuar, për shkak të mungesës së harmonizimit të nivelit qendror me atë lokal. Beka shprehu shqetësimin për situatën dhe kërkoi

Beka: Në shumicën e komunave, shtesat për zjarrfikësit nuk janë paguar – gjendja është e keqe


Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka deklaruar për “Front Online” se në shumicën e komunave nuk janë paguar shtesat për këtë kategori punonjësish.

Ai thotë se as shtesat për vitet 2023-2024 nuk janë kompensuar, për shkak të mungesës së harmonizimit të nivelit qendror me atë lokal.

Beka shprehu shqetësimin për situatën dhe kërkoi që Qeveria e re të trajtojë këtë çështje.

“Në pjesën dërmuese të Komunave nuk janë paguar shtesat. Shumicës nuk i janë kompensuar as 2024-2023 shtesat. Kjo për shkak të mos harmonizimit të nivelit qendror me atë lokal. Jemi duke e pritur formimin e Qeverisë dhe do t’i artikulojmë edhe njëherë kërkesat se kështu nuk bënë zjarrfikësit me vite vite janë duke u dëmtuar, gjendja është e keqe”, u shpreh Beka.

“Front Online” ka dërguar pyetje edhe tek Shërbimi Korrektues i Kosovës për të marr një përgjigje lidhur me mos ekzekutimin e shtesave për zyrtarët e këtij institucioni, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.