Bekë Berisha në Prishtinë, Gjini në Gjakovë,: AAK-ja zyrtarizon disa kandidatura për kryetarë të komunave

AAK-ja ka zyrtarizuar disa kandidatë për kryetarë të komunave. Bekë Berisha kandidat në Prishtinë, e Ardian Gjini në Gjakovë. Njoftimi i plotë: Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi këto kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit. Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë: • Në

Bekë Berisha në Prishtinë, Gjini në Gjakovë,: AAK-ja zyrtarizon disa kandidatura për kryetarë të komunave

AAK-ja ka zyrtarizuar disa kandidatë për kryetarë të komunave.

Bekë Berisha kandidat në Prishtinë, e Ardian Gjini në Gjakovë.

Njoftimi i plotë:

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi këto kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Në Gjakovë: Ardian Gjini

• Në Pejë: Ali Berisha

• Në Suharekë: Bali Muharremaj

• Në Rahovec: Smajl Latifi

• Në Klinë: Zenun Elezaj

• Në Deçan: Bashkim Ramosaj

• Në Prishtinë: Bekë Berisha

• Në Artanë: Ajet Avdyli

Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin.

Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor.