Bekim Sali: Pavarësia është përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik

Bekim Sali: Pavarësia është përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sali theksoi se 8 Shtatori është një ditë që kujton rrugëtimin e përbashkët dhe përgjegjësinë ndaj shtetit, qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

Sipas tij, pavarësia nuk është vetëm një moment historik, por edhe përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë, demokratik dhe të qëndrueshëm, ku çdo qytetar ndihet i barabartë dhe i respektuar.

“Përmes bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe përkushtimit ndaj vlerave demokratike, mund ta çojmë vendin tonë përpara dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, u shpreh Sali.

Ai uroi të gjithë qytetarët për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë.

The post Bekim Sali: Pavarësia është përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.