Beograd: U mbajt parada ushtarake “Fuqia e Unitetit 2025”
Përfundon parada ushtarake në Beograd The post Beograd: U mbajt parada ushtarake “Fuqia e Unitetit 2025” appeared first on Albinfo.

Mësohet se në Beograd u mbajt sot parada ushtarake nën sloganin “Fuqia e Unitetit”. Sipas autoriteteve serbe, në këtë paradë marshuan mbi 10.000 trupa, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, përcjell albinfo.ch.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se parada ushtarake “Fuqia e Unitetit 2025” përfaqëson krenarinë e Serbisë dhe tha se Serbia dëshiron paqe, por gjithashtu di si ta ruajë territorin dhe të ardhmen e saj.
Kjo paradë po zhvillohet në një kohë protestash antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në stacionin hekurudhor në Novi Sad dhjetë muaj më parë.
Policia ka vendosur sot kordon për të mos i lejuar pjesëmarrësit e tubimit studentor të afrohen në hyrje të paradës ushtarake.
“Parada në Beograd është një mesazh për fqinjët“, vlerëson analisti amerikan Kurt Bassuener nga Këshilli për Politika të Demokratizimit me seli në Berlin. Ai konsideron se kjo paradë është një sinjal ndaj vendeve fqinje të Serbisë për arsenalin e saj të ri ushtarak.
The post Beograd: U mbajt parada ushtarake “Fuqia e Unitetit 2025” appeared first on Albinfo.