Berisha: Pse Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samitin global në Spanjë?

Berisha: Pse Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samitin global në Spanjë?

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të matë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samiti global në Spanjë.

Sipas Berishës, kryeministri e mbajti sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra.

“Të nderuar gazetare dhe gazetarë, të nderuar qytetare dhe qytetarë, këtë konferencë para jush ju kërkoj ndjesë, por do ta filloj duke shtruar një pyetje për të gjithë ju.

Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.

Pra, edhe njëherë, kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh”, tha Berisha.

Burimi i lajmit:opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.