Berisha pranon për herë të parë se ka pak shanse për një proces kundër Blinken në Paris

Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë ka pranuar se ka shanse të vogla që në Paris të nisë një proces gjyqësor ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat se në cilën fazë është procesi, Berisha tha se ka shanse të vogla që një proces i tillë […] The post Berisha pranon për herë të parë se ka pak shanse për një proces kundër Blinken në Paris appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha pranon për herë të parë se ka pak shanse për një proces kundër Blinken në Paris

Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë ka pranuar se ka shanse të vogla që në Paris të nisë një proces gjyqësor ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat se në cilën fazë është procesi, Berisha tha se ka shanse të vogla që një proces i tillë të nisë. Berisha e ka paditur Blinken për shpifje pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non-grata” për pengim të drejtësisë dhe korrupsion madhor, për çka ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së pretendon se s’ka fakte.

Sipas Berishës, ngecja e procesit në Paris vjen për shkak se ai nuk është shtetas i BE-së dhe se Blinken ka imunitet.

“Për gjykatën e Parisit mund t’u them se çështja është në Kasacion. Por shanset, duke qenë se në të drejtën franceze nxirret si pretekst se unë nuk jam anëtar, qytetar i një vendi të BE-së, dhe se sekretari Blinken ka imunitet dhe nuk është në juridiksionin e gjykatave franceze, shanset e mija për të parë një rezultat në favor, pra nuk është se e hedhin poshtë shpifjen, ka probleme me kopetencën. Dhe unë tani pres vendimin dhe pastaj do të konsultohem prapë me specialistët e mi ligjorë për hapat e mëtejshme”, deklaroi Berisha.

The post Berisha pranon për herë të parë se ka pak shanse për një proces kundër Blinken në Paris appeared first on Newsbomb Albania.