Berna lejon vrasjen e rrëqebullit “problematik”
Rrëqebulli ka vrarë disa dele dhe dhi që nga mesi i qershorit The post Berna lejon vrasjen e rrëqebullit “problematik” appeared first on Albinfo.

Kantoni i Bernës ka autorizuar gjuetinë për një rrëqebull në Luginën Kandertal. Sipas një deklarate nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike, Energjisë dhe Mjedisit, urdhri hyn në fuqi të mërkurën.
Rrëqebulli ka vrarë disa dele dhe dhi që nga mesi i qershorit, transmeton albinfo.ch. Sipas Inspektoratit të Gjuetisë, ai është specializuar gjithnjë e më shumë në bagëti, prandaj plotësohen kushtet për një përjashtim sipas Konceptit të Rrëqebullit.
Zyra Federale për Mjedisin e ka miratuar urdhrin, raporton srf.ch. Gjuetia mund të zhvillohet deri më 16 nëntor. Ankesat kundër vendimit janë të mundshme, por këto nuk kanë efekt pezullues.
The post Berna lejon vrasjen e rrëqebullit “problematik” appeared first on Albinfo.