Bie shkëmbi nga 200 metra lartësi në afërsi të Dubrovnikut, lë të vdekur një burrë brenda automjetit

Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të Dubrovnikut. Siç raporton Index.hr duke iu referuar informacioneve jozyrtare, një gur i madh ka rënë mbi një furgon me targa të Dubrovnikut, i cili po udhëtonte nga Zhupa në drejtim të Dubrovnikut. Sipas policisë, në vendngjarje ka humbur

Bie shkëmbi nga 200 metra lartësi në afërsi të Dubrovnikut, lë të vdekur një burrë brenda automjetit

Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të Dubrovnikut.

Siç raporton Index.hr duke iu referuar informacioneve jozyrtare, një gur i madh ka rënë mbi një furgon me targa të Dubrovnikut, i cili po udhëtonte nga Zhupa në drejtim të Dubrovnikut.

Sipas policisë, në vendngjarje ka humbur jetën një shtetas kroat 31 vjeç, ndërsa i lënduar ka mbetur një shtetas tjetër kroat 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.

Bëhet e ditur se policia tashmë ka përfunduar hetimet dhe ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit, transmeton Klankosova.tv.

“Rruga shtetërore D-8 në pjesën nga Dubrovniku – Zhupë e cila është mbyllur në orën 10:45 dhe është rihapur në të dy drejtimet. Është konstatuar se në vendngjarje ka ndërruar jetë një shtetas kroat 31 vjeç, ndërsa një shtetas kroat 20 vjeç është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Dubrovit”, tha policia, transmeton Klankosova.tv

Nga hetimet e përfunduara në vendin e aksidentit në rrugë është konstatuar se një shkëmb i madh ka rënë mbi mjetin me targa të Dubrovnikut, i cili ishte rrokullisur nga një lartësi prej rreth 200 metrash nga shpati i malit Sërxh.

Pasi ka goditur mjetin, shkëmbi është rrotulluar në buzë të rrugës.