Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot
Sot në orën 10:30 pritet të vazhdojë për herë të 18-të seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pa ndonjë shenjë të qartë për zgjidhjen e bllokadës politike që po zgjat tashmë prej një muaji, shkruan albinfo.ch. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, procesi ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të ri të […] The post Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot appeared first on Albinfo.

Sot në orën 10:30 pritet të vazhdojë për herë të 18-të seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pa ndonjë shenjë të qartë për zgjidhjen e bllokadës politike që po zgjat tashmë prej një muaji, shkruan albinfo.ch.
Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, procesi ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, deri në seancën e fundit të mbajtur të shtunën, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur. Pas disa dështimeve radhazi për votim të hapur, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar kalimin në votim të fshehtë, por as kjo nuk ka çuar në ndonjë përparim konkret.
Përfaqësuesja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur pakënaqësinë me ritmin aktual të zhvillimeve në Kuvend, duke thënë se “48-orëshi nuk po sjell rezultat”, dhe ka propozuar që mbledhjet të mbahen më rrallë, duke sinjalizuar lodhjen politike nga ky ngërç i vazhdueshëm.
Vazhdimi i sotëm i seancës shihet më tepër si një formalitet, sesa si një hap konkret drejt zhbllokimit institucional, transmeton albinfo.ch.
The post Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot appeared first on Albinfo.