Bilall Kasami në Turqi: Tetova dhe Ümraniye synojnë forcim të bashkëpunimit ndërkomunal

Bilall Kasami në Turqi: Tetova dhe Ümraniye synojnë forcim të bashkëpunimit ndërkomunal

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me kryetarin e Komunës së Ümraniyes, İsmet Yıldırım, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy komunave përcjell INA.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit:

Në Turqi pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Komunës së Ümraniyes, z. İsmet Yıldırım.

Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet komunave tona, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për të thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi ndërmjet pushteteve lokale është një urë e rëndësishme për zhvillim, përparim dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët tanë!

Falënderoj kryetarin për mikpritjen dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.