Bill Clinton nesër në Shqipëri, zbardhet axhenda

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të vijë nesër në Tiranë. Ai do të jetë për herë të parë në Shqipëri, në një vizitë dy-ditore që përkon me Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Clinton do të mbërrijë në Tiranë në orën 19.00, ku do të pritete nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në bulevardin […] The post Bill Clinton nesër në Shqipëri, zbardhet axhenda appeared first on Newsbomb Albania.

Bill Clinton nesër në Shqipëri, zbardhet axhenda

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të vijë nesër në Tiranë. Ai do të jetë për herë të parë në Shqipëri, në një vizitë dy-ditore që përkon me Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Clinton do të mbërrijë në Tiranë në orën 19.00, ku do të pritete nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas ceremonisë në orën 19.05, Rama do të mbajë fjalën dhe më pas do t’i japë çmimin e akorduar ish-presidentit të SHBA.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Clinton shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001. Më parë ai shërbeu si guvernator i Arkansas nga 1979 në 1981 dhe përsëri nga 1983 në 19, dhe si prokuror i përgjithshëm i Arkansas nga viti 1977 deri në 1979.

Katër vite më parë, Bill Clinton u mirëprit në Kosovë me ceremoni të lartë dhe u nderua me “Urdhrin e Lirisë” nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Kur ishte president i Amerikës në vitin 1999, ai dha urdhër që trupat e NATO-s të ndërhynin në Kosovë dhe të bombardonin trupat e ushtrisë jugosllave. Kjo shënoi një pikë kthese në luftën e Kosovës për liri.

Dita e Pavarësisë është një festë federale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën përkujtohet Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, më 4 korrik 1776. Bill Clinton do të vijë në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për t’i shprehur falënderimin për gjithçka ai dhe SHBA bënë për Shqipërinë, Kosovën dhe Rajonin.

The post Bill Clinton nesër në Shqipëri, zbardhet axhenda appeared first on Newsbomb Albania.